Sport

Mourinho, zgjidhja alternative nëse Carlo Ancelotti nuk pranon stolin e Brazilit…

Kombëtarja e Brazilit, e cila ka konkurruar me një trajner të përkohshëm gjatë muajve të fundit, është e bindur për një marrëveshje me Carlo Ancelottin. Por nëse italiani ka mendime të dyta, Jose Mourinho është zgjedhja e radhës.

29 Nëntor 2023, 11:00 Nga DOSJA

Mourinho, zgjidhja alternative nëse Carlo Ancelotti nuk pranon stolin e

BRAZIL - Shumica e mediave e morën të mirëqenë marrëveshjen e federatës braziliane të futbollit me Carlo Ancelottin, në mënyrë që trajneri italian i Real Madridit të merrte  Seleçãon nga vera e 2024-ës .

Kontrata e Ancelottit me Realin përfundon në fund të këtij sezoni dhe ndërsa deri më tani traneri italian nuk ishte marrë asnjë veprim nga "merengët", në ditët e fundit duket se gjërat kanë ndryshuar.

Real Madridi, i cili në një kohë të shkurtër ka rinovuar me disa lojtarë me kontrata shumëvjeçare, supozohet se dëshiron ta mbajë italianin në stolin e tij edhe për dy vite të tjera dhe negociatat tashmë kanë nisur.

Dhe nëse të dyja palët më në fund bien dakord për të rinovuar bashkëpunimin e tyre (gjë që duket shumë e mundshme), atëherë brazilianët kanë si alternativë Jose Mourinhon.

Portugezi është i përkushtuar me Romën deri në verën e vitit 2024 dhe ai, ashtu si Ancelotti, nuk ka punuar me një ekip kombëtar, por ka përvojën një pasuri të madhe për Seleçãon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll