Sport

Përjashtimi i përkohshëm i futbollistëve “ala... regbi” do testohet në Premier League

Anëtarët e IFAB kanë rënë dakord verbalisht të gjykojnë pezullimin dhjetë minutësh “të stilit të regbis” në garat e nivelit të lartë si Premier League

29 Nëntor 2023, 10:00 Nga DOSJA

Përjashtimi i përkohshëm i futbollistëve “ala...

ANGLI - Ka disa ditë që qarkullon si thashethem, sidomos pas intensitetit në rritje të protestave kundër arbitrave, se një ndryshim i ri historik në rregulloren e futbollit është në prag. 

Siç zbulon Telegrafi në edicionin e tij online, ka një marrëveshje verbale nga anëtarët e IFAB (Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit që përcakton ligjet e lojës) për të provuar një dënim të përkohshëm në stilin e... “regbis”. Në këtë rast futbollisti do të përjashtohet për dhjetë minuta dhe më pas do të kthehet në lojë.

Kjo është një lëvizje radikale nga ana e Këshillit Ndërkombëtar të Futbollit, i cili do të testohet në kompeticionet elitare, siç është Premier League. Në fakt, ka mundësi që kjo rregullore e re të zbatohet nga sezoni i ardhshëm në ligën më të mirë të botës.

Por kur do të zbatohet ky... karton “portokalli”? Siç rezulton, do të përdoret për të ndëshkuar lojtarët që ankohen te arbitri (përveç kapitenit), si dhe ata që kryejnë gabime taktike "cinike", si për shembull tërheqjen nga fanela e një lojtari që vrapon në kundërsulm. Në thelb do të jetë për shkelje që meritojnë diçka... më shumë se një karton të verdhë, por jo një përjashtim me të kuq direkt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll