Sport

Ish-gjyqtari ndërkombëtar: "Newcastle ka çdo të drejtë të ndihet i grabitur"

Për ish-arbitrin ndërkombëtar, Mark Clattenburg, nuk pati penallti në favor të Paris Saint-Germain në ndeshjen kundër Newcastle!

29 Nëntor 2023, 11:40 Nga DOSJA

Ish-gjyqtari ndërkombëtar: "Newcastle ka çdo të

FRANCE - Penalltia e diskutueshme e Kylian Mbappe, që barazoi 1-1 ndeshjen e Paris Saint-Germain ndaj Newcastle ka ngjallur stuhi reagimesh.

Trajneri i ‘Magpies’, Eddie Howe është shprehur i pakënaqur për penalltinë e dhënë, ndërsa në Angli mediat po “vlojnë” me “Daily Star” madje, në kopertinën e saj të pasme, duke mbajtur titullin “Thieve La France”, që sigurisht i referohet vjedhjes në emër të. francezëve!

Nga ana e tij, ish-arbitri ndërkombëtar Mark Clattenberg, duke folur për “Daily Mail” ai e kishte të qartë se, sipas tij, Simon Marciniak, arbitri i garës, e kishte gabuar.

“Newcastle ka çdo të drejtë të ndjehet se është grabitur”,- theksoi ai. “Kylian Mbappé nuk duhet të kishte pasur kurrë shansin për të barazuar nga penalltia tetë minuta pas kohës së dytë”.

“Topi kërcen nga gjoksi i Livramentos dhe bie në bërrylin e tij dhe këtë herë VAR rekomandon një rishikim nga Marciniak. Para ekranit të tij, Marciniak është i bindur se krahu i Livarmentos është i shtrirë për shkak të këndit të veçantë që VAR-i i ka treguar. 

Ish-gjyqtari ndërkombëtar: "Newcastle ka çdo të

Megjithatë, këndi pas portës, të cilin e pamë të gjithë në TV, por VAR-i nuk ia tregoi Marciniakut, dëshmon qartë se nuk është kështu. Livramento nuk e zgjeroi trupin e tij. Dora e tij ishte në një pozicion të natyrshëm për lëvizjen që po bënte. Ai nuk kishte kohë të reagonte ndaj devijimit. Ky dënim bie ndesh me të gjitha udhëzimet e UEFA-s dhe Newcastle e ka paguar çmimin”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll