Sport

Dinamo i hap dyert Ballkanit, Ilir Daja rikthehet në “shtëpi”!

Klubi nga Suhareka ka gjetur mikpritjen e bluve, që kanë shpërndarë pamjet duke i uruar fat në ndeshjen e së enjtes kundër Viktoria Plzen, sfidë që fillon prej orës 18:45

29 Nëntor 2023, 11:18 Nga DOSJA
Dinamo i hap dyert Ballkanit, Ilir Daja rikthehet në

TIRANE - Ballkani ka zbarkuar në Tiranë dhe ka gjetur strehë pikërisht në Arbanë, ku ndodhet dhe qendra stërvitore e Dinamos. Klubi nga Suharekas ka gjetur mikpritjen e bluve, që kanë shpërndarë  pamjet duke i uruar fat në ndeshjen e së enjtes kundër Viktoria Plzen, sfidë që fillon prej orës 18:45.

Kujtojmë se Ilir Daja ka provuar vite më parë të jetë trajner i dinamovitëve, me të cilët dhe është shpallur kampion.

Postimi i Dinamos:

“Dinamo City hap dyert për miq specialë. Qendra stërvitore e klubit kryeqytetas në Arbanë ka pritur këtë të martë kampionët e Kosovës, Ballkanin.

Presidenti Adrian Bardhi shprehu menjëherë gatishmërinë për t’i ofruar Ballkanit jo vetëm fushën stërvitore, por gjithçka tjetër që ka kompleksi.

“Ishte vërtet kënaqësi që Dinamo City të priste në shtëpinë e saj ekipin që po bën krenarë gjithë shqiptarët me pjesëmarrjen për herë të dytë në grupet e Ligës së Konferencës. Për me tepër që Ballkani drejtohet nga një dinamovit, si Ilir Daja. Po ashtu, edhe ndihmësi i tij, Artim Pollozhani, është shpallur kampion në Shqipëri me fanellën e Dinamos.

Klubi blu uron me zemër që kjo stërvitje në Arbanë t’i sjellë fat Ballkanit për ndeshjen e së enjtes me Viktoria Plzen në ‘Air Albania’”, shkruan klubi i Dinamos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll