Sport

Skemë piramidale në Turqi! Bankierja tregon në gjykatë se ka mashtruar futbollistë, të investonin miliona në një fond që nuk ka ekzistuar

Seçil Erzan mashtroi futbollistë si Arda Turan dhe Muslera, duke ju premtuar fitime nga 20 deri në 40%, pas një periudhe prej 30 deri në 45 ditë.

29 Nëntor 2023, 09:30 Nga DOSJA

Skemë piramidale në Turqi! Bankierja tregon në gjykatë se ka

TURQI - Çështje po bën lajm në Turqi dhe nuk është çudi. Emri i panjohur në sport në përgjithësi, Seçil Erzan, një bankiere e lindur në vitin 1977, e cila i përkiste grupit “Denizbank Levent Büyükdere Caddesi Subesi”, ishte e pranishme këtë të martë në gjykatë në seancën e parë të çështjes së mashtrimit, në të cilin akuzohet se ka dëmtuar disa futbollistë. dhe biznesmenë të lidhur me botën e sportit në dhjetëra milionë euro.

Sipas asaj që raportoi këtë të martë gazeta turke ‘Hürriyet’, Seçil Erzan bëri thirrje për investim në një fond, të cilin e quajti ‘Fondi Fatih Terim’, duke pasur parasysh afërsinë e saj me trajnerin me përvojë të futbollit, e cila ishte këshilltare financiare prej vitesh, duke u premtuar palëve (tani) të dëmtuara fitime ndërmjet 20 dhe 40% të shumës së investuar, pas një periudhe prej 30 deri në 45 ditë. 

Mes grupit të të mashtruarve janë emra, si turku Arda Turan dhe uruguajani Fernando Muslera, të dy ndërkombëtarë të kombëtareve të tyre, ku i pari ka qenë më i prekuri: pasi dorëzoi 13.9 milionë euro dhe mori vetëm 6.4 milionë, duke humbur gjurmët e 7.5 milionë të mbetura. Emre Belözoglu, trajneri i Basaksehirit dhe një tjetër prej atyre që janë prekur nga kjo skemë mashtruese, thuhet se kanë humbur rreth 4.2 milionë euro.

Skemë piramidale në Turqi! Bankierja tregon në gjykatë se ka
Arda Turan

“U premtova njerëzve se ky ishte një fond me fitime të larta, se njerëz si Hakan Ates (CEO i Denizbank) dhe Fatih Terim (trajneri i futbollit) investuan në këtë fond, që pas një periudhe 30-45 ditësh të mund të fitonin 20 %, 30%, ose 40% e fitimeve. Isha aq e lidhur me këtë ide, saqë u përpoqa t'u merrja para njerëzve me premtimin e fondeve dhe të paguaja interesat e tepërta që donin nga unë”,- ka rrëfyer Seçil Erzan përmes dëshmisë së saj të zbuluara nga shtypi turk.

E arrestuar që prej 11 prillit të këtij viti, Seçil Erzan akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim të kualifikuar, së bashku me gjashtë të pandehur të tjerë, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar në ndërtimin e kësaj skeme mashtruese. Ish-menaxheri i degës së “Denizbank” në Floria ende përballet me një dënim që mund të variojë nga... 66 deri në 216 vite burg.

Sipas të njëjtit burim, trajneri Fatih Terim ka mohuar çdo lidhje me rastin. Seanca e radhës është caktuar për datën 12 janar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll