Sport

UEFA në heshtje pranon gabimin! Pezulloi gjyqtarin polak të VAR-it nga ndeshjet e së mërkurës, për penalltinë e Parisit...

Tomasz Kwiatkowski, arbitri polak i VAR-it, i cili dërgoi Simon Marciniak në monitor për t'i dhënë Parisit një penallti, nuk do të jetë sot në ndeshjen e Sociedadit ndaj Salzburgun.

29 Nëntor 2023, 12:54 Nga DOSJA

UEFA në heshtje pranon gabimin! Pezulloi gjyqtarin polak të VAR-it nga

ZVICER - Ndeshja mes Parisit dhe Newcastle për Champions League përfundoi në barazim 1-1. Parizienët shpëtuan pikën me penallti në minutën e 90-të +8, me vendimin që ngjalli shumë reagime nga ana e anglezëve.

Ka qenë VAR-i gjyqtari polak, Tomasz Kwiatzkowski, ai që dërgoi Marciniak në monitor për të kontrolluar situatën dhe për të dhënë penalltinë për parisienët.

Kwiatzkowski do të ishte edhe në VAR edhe për ndeshjen e Sociedadit me Salzburgun sonte (29/11). Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë, pasi UEFA e ka pezulluar atë nga detyra. Sipas “ESPN”, kjo është një pranim në heshtje i gabimit nga “Shtëpi” e futbollit europian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll