Sport

VIRALE/ Gafa e pashpjegueshme e portierit që i dhuroi golin e fitores së Barnsley-t...

Barnsley shënoi golin e fitores kundër Wycombe në minutën e 91-të, pas një gabimi të pashpjegueshëm të portierit.

29 Nëntor 2023, 12:30 Nga DOSJA

VIRALE/ Gafa e pashpjegueshme e portierit që i dhuroi golin e fitores

ANGLI - Qindra tifozë të Wycombe që bënë udhëtimin gjashtë-orësh në Barnsley ishin dëshmitarë të një prej momenteve më të çuditshme në historinë e ligës së futbollit britanik. 

Në një natë të ftohtë të së martës (28/11) në South Yorkshire, dukej se të dy skuadrat do të ndanin nga një pikë pas një përballjeje relativisht të qetë në League One. Por në një moment... çmendurie, portieri i mysafirëve Max Strijek e lëshoi ​​topin, pasi sulmuesi i Barnsley, Sam Cosgrove, u përplas me të.

Sulmuesi 26-vjeçar, i cili nuk mund ta besonte fatin e tij, natyrshëm e shtyu topin në rrjetë nga afërsia për t'i dhënë tre pikët skuadrës së Neil Collins. Siç mund ta shihni në video, Strijek u rrëzua përtokë pas shtytjes së lehtë të Cosgrove, që mesa duket priste që arbitri të akordonte një faull. Por arbitri nuk fërshëlleu dhe teksa topi u largua nga duart e portierit dha mundësinë kundërshtarit të shënonte golin më të lehtë të karrierës së tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll