Aktualitet

VIDEO/ Atentat mafioz prokurorit Arjan Ndoja në Durrës, plagoset bashkë me shoferin e tij dhe “të tmerrshmin e Sukthit”

1 Nëntor 2019, 15:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Atentat mafioz prokurorit Arjan Ndoja në Durrës, plagoset

DURRËS– Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një atentati ku shënjestra mendohet të ketë qenë prokurori Arjan Ndoja. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Mbikalimit të Shkozetit, teksa Ndoja po udhëtonte në automjetin e tij tip “Benz” fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me auotmatik me breshëri mbi automjetin ku ndodhej prokurori Ndoja dhe dy persona të tjerë, që janë identifikuar si Andi Maloku dhe Alekandër Laho (që njihej si Pëllumb Muharremi dhe Landi Muharremi). 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Ndoja aktualisht ndodhet në sallën e operacionit në spitalin e Durrësit dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa personi që e shoqëronte prokurorin, Andi Maloku është në gjendje kritike dhe është transferuar me urgjencë tek Trauma në Tiranë. Ndërkohë Laho është i shtuar në Durrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Policia ka reaguar për ngjarjen ku shprehet se deri tani nuk ka ende persona konkret të kërkuar, por po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe burime bëjnë me dije se dy të dyshuar kanë rënë në pranga. Mësohet se personat e shoqëruar mbajnë incialet P.L., dhe J.M. Disa orë pas atentatit, është gjetur një makinë tip “Mercedez Benz Evo”, ngjyrë gri dhe me targa shqiptare false e vjedhur dy javë më parë në Tiranë. Brenda tij janë gjetur dy armë zjarrë të llojit kallashnikov AK-47 dhe maska.

Makina është gjetur e braktisur dhe e padjegur në Shkafanë të Ishmit. Në vendngjarje ka mbërritur me urgjencë grupi hetimor, i cili ka nisur punën për gjetjen e shenjave që autorët mund të kenë lënë në makinë. 

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë çështjen në dorë dhe rasti do të hetohet nga Prokurori Anton Martini

Qyteti i Durrësit tashmë është i blinduar dhe po ashtu forca të shumta policie ndodhen në Spitalin e Durrësit dhe Spitali i Traumës në Tiranë. Ndoja është prokuror në Durrës dhe javët e fundit është akzuar drejtpërdrejtë nga Kryeminsitri Edi Rama, i cili shprehet se punonte për bandat dhe ishte pjesë e KÇK-së.

(F.G. F.M. K.M. A.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andi maloku arjan ndoja landi muharremi perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja andi maloku arjan ndoja landi muharremi perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja

Sondazh

Poll