Aktualitet

Polica bllokon një pjesë e Tiranës-Durrës, nis sekustrimi i kamerave të sigurisë për të gjetur atentatorët e Ndojit

1 Nëntor 2019, 21:25 Nga DOSJA
Polica bllokon një pjesë e Tiranës-Durrës, nis sekustrimi i

DURRËS- Policia e Durrësit e ndihmuar nga struktura të tjera kanë nisur hetimet për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Sipas informacioneve mësohet se një pjesë e autostradës ka mbetur e bllokuar, pasi policia vendin ku u qëllua Ndoja e quan si skenë krimi.

Policia ka devijuar qarkullimin e automjeteve nga Ura e Dajlanit deri në mbikalimin e Shkozetit, aty ku ndodhi atentati. Po ashtu bëhet me dije se blutë e Durrësit kanë nisur të sekuestrojë të gjithë kamerat e bizneseve që ndodhen përgjatë këtij segmenti të autostradës, për të parë lëvizjet e atentatorëve.

Atentati ndodhi pasditen e sotme teksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit. Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç dhe Aleksandër Laho, i cili ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja

Sondazh

Poll