Aktualitet

Detajet e reja nga atentati, kamerat e sigurisë kanë kapur prokurorin dhe miqtë e tij duke ngrenë drekë në restorant lukso

1 Nëntor 2019, 22:01 Nga DOSJA
Detajet e reja nga atentati, kamerat e sigurisë kanë kapur prokurorin

DURRËS- Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e ndodhur sot në Mbikalimin e Shkozetit, ku iu bë atentat prokurorit të Durrësit Arian Ndoji.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për “Balkanweb” se forca të ndërhyrjes së shpejtë nga Tirana kanë mbërritur në Durrës, me automjete të policisë të blinduara. Grupi hetimor i ngritur deri tani ka marrë në shqyrtim pamjet e sigurisë në disa biznese.

Grupi hetimor ka marrë si material kamerat e restorantit ku kanë drekuar të tre së bashku, prokurori, shoferi dhe miku i Ndojit. Ata kanë drekuar në një restorant luksoz në zonën e plazhit.

Bëhet me dije se janë duke u parë pamjet e restorantit, për të parë nëse dikush i kishte ata nën mbikëqyrje. Për llogari të hetimit, janë shoqëruar disa persona. Janë marrë shumë filmime në rrugën e plazhit, te bizneseve, për të parë se kush i ka ndjekur nga restoranti deri tek vendi i atentatit. Po ashtu, po merret edhe informacion në terren.

(Marrë nga Balkanweb)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndoj atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja arjan ndoj atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja

Sondazh

Poll