Sport

Terzic teksa përgatitet për sfidën, i përgjigjet Piolit: "E di ndikimin e “San Siros”, do të shohim çfarë do të ndodhë..."

Trajneri i “verdhezinjve” në prag të ndeshjes vendimtare të Champions League: “Kemi shansin të kalojmë të parët, do të bëjmë gjithçka mundemi”

28 Nëntor 2023, 08:00 Nga DOSJA

Terzic teksa përgatitet për sfidën, i përgjigjet Piolit:

ITALI - Edin Terzic është gati të sfidojë Milanin në “San Siro” në një ndeshje vendimtare për fatin e Grupit “F” shumë të ekuilibruar të Chasmpions League: “Kam luajtur në këtë stadium kundër Interit (në 2019), e di bukurinë e “San Siros” dhe ndikimi i tij emocional, - tha trajneri i Borussia Dortmundit në konferencën për shtyp.

"Ne e dimë që Milani do të jetë në gjendje të mbështetet te tifozët e tij. Ky është një stadium i rëndësishëm dhe ne jemi të lumtur që mund të luajmë atje. Ne do të duhet të jemi në ndeshje nga fillimi, sepse e dimë se Milani do të përpiqet të na emocionojë me tifozët e tij."

Mungesa e Leaos mund të jetë një avantazh për skuadrën e tij, por Terziç preferon të mos thotë shumë: "Unë nuk jam absolutisht i sigurt që Leao nuk do të jetë sot, jam duke pritur për formacionin zyrtar për ta zbuluar aty, se cilin lojtar do të mungojë nga Milani…”.

Skuadra e tij tani është e para në grup dhe me shanse të mira kualifikimi, por Terziç duket se nuk dëshiron të kënaqet me një barazim: “Shumë, në fillim e thanë këtë pas ndeshjes së parë (humbja 2-0 në Paris) dhe menduan se do të kishte qenë e pamundur për ne të kualifikoheshim. Tani jemi të parët. Qëllimi ynë nuk është domosdoshmërisht të përfundojmë të parët, por ne kemi mundësinë ta bëjmë këtë, duke fituar dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi."

Më pas folëm për mungesën e Suele dhe lojtarëve të tjerë të dëmtuar: "Haller dje u stërvit me ekipin dhe erdhi me ne. E njëjta gjë vlen edhe për Adeyemi, i cili megjithatë nuk u stërvit dje dhe sot do të vendosim. Suele vendosi të mos vijë në Itali, por kemi Emre Can dhe Bensebaini që mund të luajnë qendrëmbrojtes. Schlotterbeck?Ai ka pak të ftohtë, por gjendja e tij është më e mirë se ajo e Suele. Sot ai mbetet në hotel, por do të jetë pjesë e ndeshjes."

Në fund, një koment për lojën e Milanit në lidhje me fitoren ndaj PSG-së: “Në Gjermani thonë se skuadrat italiane janë shumë të mira në mbrojtje, kundër PSG-së pashë se sa me disiplinë mbrojti Milani dhe kjo më goditi edhe mua, sepse e dimë se sa me shumë intensitet iu kundërvu PSG-së”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 28 Nëntor 2023, 07:30

Dhunë në Paris para PSG-Newcastle...

FRANCE - Tension i lartë në Paris para ndeshjes vendimtare të Champions League mes  PSG dhe Newcastle. Një pub në...