Sport

Alarm te Atalanta! Gasperini me dhimbje koke para sfidës ndaj Sportingut...

Përveç humbjes, ndeshja ndaj Napolit la gjurmë te disa lojtarë mbrojtës

27 Nëntor 2023, 21:22 Nga DOSJA

Alarm te Atalanta! Gasperini me dhimbje koke para sfidës ndaj Sportingut...

ITALI - Sporting dhe Atalanta do të përballen me njëri-tjetrin të enjten, në Bergamo, me nivele të ndryshme motivimi: “Luanët” mposhtën me qetësi Dumiensen (8-0) në Kupën e Portugalisë dhe praktikisht janë të plotë, me përjashtim të të dëmtuarit Fresneda.

Atalanta humbi në shtëpi ndaj Napolit (1-2), një lojë që la gjurmë te lojtarët dhe i dha dhimbje koke Gian Piero Gasperinit. Në fakt, dhe siç raportohet këtë të hënë nga shtypi italian, trajneri 65-vjeçar ende nuk e di nëse mund të llogarisë në disa titullarë për të mirëpritur Sporting. 

Nga njëra anë, anësori i djathtë Davide Zappacosta u detyrua të zëvendësohet në minutën e 33-të të ndeshjes ndaj Napolit për shkak të ndrydhjes së kyçit të këmbës. Më vonë në minutën e 76-të është dashur të largohet edhe Kolasinac, anësori i majtë, me ankesa pas një dueli me Osimhen. 

Krahas këtyre dy fatkeqësive, vlen të përmendet edhe fakti, se Rafael Tolói dhe José Palomino, të dy qendërmbrojtësit 33-vjeçarë, janë duke u rikuperuar nga dëmtimet e muskujve. Me fjalë të tjera, përveç Zappacostas dhe Kolasinacit, dy qendërmbrojtësit mbeten të dyshimtë për përballjen me “Luanët”.

Nisur nga mungesat e mundshme të kësaj katërshe, ose të paktën një pjesë e saj, hapet një derë mundësish për Giovanni Bonfanti, qendërmbrojtësi 20-vjeçar, që debutoi me Atalantën pikërisht në disfatën ndaj Napolit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll