Sport

Milan - Borussia Dortmund/ “Ndeshja ndaj PSG-së, pikë referimi”, shprehet Pioli...

Të martën, Milani pret Borussia Dortmundin në kuadër të ditës së 5-të të fazës së grupeve të Champions League. Stefano Pioli ka qenë i pranishëm këtë të hënë para mediave.

27 Nëntor 2023, 21:09 Nga DOSJA
Milan - Borussia Dortmund/ “Ndeshja ndaj PSG-së, pikë

ITALI - Milani synon të luajë kartën e tij në maksimum. Në grupin “F” të Champions League, lombardët synojnë të bëjnë një lëvizje të madhe këtë të martë ndaj liderit, Borussia Dortmund. 

Në një konferencë për shtyp këtë të hënë, Stefano Pioli është rikthyer në këtë përballje ndaj liderit gjerman. “Po luajmë një ndeshje të rëndësishme, e cila mund të cilësohet si një pikë kthese”,- ka thënë trajneri milanez.

“Është një skuadër e fortë, por mund të jetë e vështirë, kështu që ne duhet të luajmë me gjithçka mundemi për 95 minuta… Unë do të them vetëm një gjë: ne e dinim murin e verdhë, por ata nuk e njohin “San Siron”. Ne e njohim atë. Jam i sigurt që tifozët do të na ndihmojnë nesër në mbrëmje”,- paralajmëroi Stefano Pioli, i cili është i vendosur të fitojë ndaj BVB këtë të martë. 

Para pushimit ndërkombëtar, ishte PSG ai që e ringjalli Milanin. Shokët e skuadrës së Kylian Mbappe humbën me rezultatin 2-1, dhe falë këtij rezultati kuqezinjtë zunë vendin e tretë në renditje. Kjo ndeshje kundër parizienëve shërben si frymëzim për milanezët dhe Stéfano Piolin. 

“Është pikë referimi. Ne zbritëm vonë në lojë, por mbetëm një ekip deri në fund. Ndeshja do të jetë ndryshe, sepse edhe Dortmundi është ndryshe nga PSG”, ka komentuar trajneri italian për shtypin. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll