Sport

"Si i thithin lojtarët e mi udhëzimet?" Pep bën humor: "Unë jam burrë i pashëm dhe i josh ata"… Përgjigjja e tij bëhet virale

Pep Guardiola kishte një sens humori, duke shpjeguar sesi lojtarët e tij arrijnë të përthithin udhëzimet që ai u jep shumë shpejt, falë karizmës së tij.

27 Nëntor 2023, 22:54 Nga DOSJA

"Si i thithin lojtarët e mi udhëzimet?" Pep bën humor:

ANGLI - Pep Guardiola pretendoi se Manchester City u stërvit për një total prej 25 minutash përpara barazimit 1-1 me Liverpool, sepse ai nuk donte të ushtronte presion mbi lojtarët e tij për të shmangur shtimin në listën e mungesave të skuadrës.

“Një ditë para kësaj loje, ne u stërvitëm 10-15 minuta me top dhe 10 minuta në mbrojtje ”,- tha trajneri spanjol, ndërsa një gazetar e pyeti: "Ju thoni se bëni vetëm 10 minuta taktikë në mbrojtje. Si e thithin lojtarët të gjithë këtë informacion në një kohë kaq të shkurtër?".

Përgjigjen e Guardiolës ishte e menjëhershme dhe plot humor, duke u bërë virale brenda pak minutash: "Sepse jam shumë i mirë! Unë jam një mashkull i pashëm dhe i josh lojtarët."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll