Sport

Josko Gvardiol: “Erling Haaland? Jam i lumtur që jam shok skuadre me të”

Ndërkombëtari kroat Josko Gvardiol tha se ishte i mahnitur nga performanca e shfaqur nga shoku i tij i skuadrës Erling Haaland në ballë të sulmit të Manchester City.

27 Nëntor 2023, 20:56 Nga DOSJA
Josko Gvardiol: “Erling Haaland? Jam i lumtur që jam shok skuadre me

ANGLI - Josko Gvardiol ndoshta nuk ka kujtime shumë të mira nga vizita e fundit e RB Leipzig në “Etihad Stadium” marsin e kaluar. Ndërkombëtari kroat ishte atëherë pjesë e mbrojtjes së Leipzig-ut, e cila kishte marrë ujë nga të gjitha anët përballë sulmeve të pandërprera nga Manchester City. Erling Haaland më pas shënoi pesë nga shtatë golat në ndeshjen ndaj gjermanëve, gjatë raundit të 16-të të Champions League.

Tetë muaj më vonë, ndërsa dy skuadrat takohen sërish në strofkën e Mancuniens, Gvardiol, i cili tashmë është pjesë e mbrojtjes së Cityt, e di se ndoshta nuk do t'i duhet të përjetojë një tjetër natë makthi. Mbrojtësi nuk do të duhet ta shikojë Haaland këtë herë.

“Jam i lumtur që jam bashkëlojtari i tij sot,”- tha ai kur u pyet se cili ishte ndryshimi midis të luajturit kundër apo me norvegjezin. “Nuk ishte vetëm Haaland atë natë, ishte i gjithë ekipi që ishte i paluajtshëm, ishte një ndeshje e vështirë. Si qendërmbrojtës, mezi prisja të përballesha me Haaland, por përfundoi keq. Ai shënoi pesë gola në 60 minuta. Kur e pashë duke u zëvendësuar, u lumturova.”

City fitoi Champions League për herë të parë sezonin e kaluar dhe ka një fillim të mirë këtë vjeshtë në përpjekjen e tij për të ruajtur trofeun. Me katër fitore në po aq ndeshje, lojtarëve të Pep Guardiolës u duhet vetëm një pikë të martën për të siguruar vendin e parë në Grupin “G”.

Haaland arriti shifrën e 50 golave ​​në kohë rekord fundjavën e kaluar dhe Gvardiol tha se ishte me fat që e pa norvegjezin në veprim. “Në fillim të ndeshjes ai nuk është askund, pastaj papritmas ai hyn dhe shënon një “hat-trick”. Pra, është e vështirë të flasësh për të, të gjesh fjalët. Nuk e kuptoj si është e mundur kjo, por jam shumë i lumtur për të”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll