Sport

Paul Pogba i hedh benzinë zjarrit, preferoi të merrte pjesë në Grand Prix në Abu Dhabi, në vend të derbit të Juventusit me Interin...

Paul Pogba bëri një tjetër lëvizje të diskutueshme, francezi zgjodhi të marrë pjesë në garën e fundit të sezonit të Formula 1 në Abu Dhabi, teksa Juventus luante një derbi në shtëpi ndaj Interit.

27 Nëntor 2023, 22:40 Nga DOSJA

Paul Pogba i hedh benzinë zjarrit, preferoi të merrte pjesë

ITALI - “Karburant në zjarr” hedh Paul Pogba në çdo rast me vendimet e tij, teksa mesfushori francez zgjodhi të shikonte Grand Prix-in e fundit të sezonit të Formula 1 në Abu Dhabi.

Ai ishte nën shoqërinë e ish-bashkëlojtarit të tij Patrice Evra, Ronaldo Fenomeni, Kevin De Bruyne …

Ndërkohë në Torino, Juventus priste Interin në derbin më të madh të Serisë A (1-1). Lëvizja e tij i tërboi tifozët e “bardhezi”, me shumicën që nuk e falin 30-vjeçarin, pasi ndalimi i tij prej dy vitesh doping e la të ekspozuar klubin italian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll