Sport

2000 tifozë anglezë zbarkojnë në Paris për PSG-Newcastle, klasifikohet si e rrezikshme

Ndeshja PSG-Newcastle do të jetë subjekt i një vëmendjeje të caktuar sigurie, pasi 2000 tifozë anglezë, përfshirë 150 të konsideruar në rrezik, priten në “Parc des Princes” këtë të martë.

28 Nëntor 2023, 07:11 Nga DOSJA

2000 tifozë anglezë zbarkojnë në Paris për

FRANCE - 2000 tifozë të Newcastle priten në “Parc des Princes” këtë mbrëmje për ditën e pestë të fazës së grupeve të Champions League. Mes tyre, 150 tifozë anglezë konsiderohen të rrezikshëm.

Edhe nëse nuk ka mosmarrëveshje mes tifozerive të dy klubeve, policia dhe shërbimet e sigurisë do të ruajnë vigjilencë të veçantë ndaj sjelljeve të mundshme devijuese nga këta tifozë të rrezikshëm, qofshin ata nga Newcastle apo PSG. Divizioni Kombëtar për Luftimin e Huliganizmit (DNLH) e vlerësoi këtë ndeshje 2 nga 5 në shkallën e rrezikut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll