Sport

Darwin Nunesit, në derbin ndaj Manchester Cityt i aktivizohet klauzola ‘sekrete’...

Futbollisti uruguajan Darwin Núñes doli të ishte një nga dështimet më të mëdha të Liverpoolit në vitet e fundit, pasi ai nuk po justifikon paratë e investuara për ardhjen e tij.

27 Nëntor 2023, 20:40 Nga DOSJA

Darwin Nunesit, në derbin ndaj Manchester Cityt i aktivizohet klauzola

ANGLI - Në derbin ndaj Manchester Cityt, që përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, është aktivizuar klauzola në kontratën e nënshkruar për Darwin, Núñes-in nga Benfica dhe Liverpool gjatë transferimit.

Aty thuhet se klubi anglez do t’i paguajë Benficas gati 10 milionë euro, pasi futbollisti të kapi shifrën e 60 ndeshjeve të luajtura për klubin “Reds”, shumë kjo e cila tashmë do të kalojë në llogarinë e klubit portugez, pasi ndeshja ndaj Cityt ishte e 60-ta për sulmuesin uruguajan.

Një klauzolë e tillë tashmë ishte aktivizuar, kur Nunes kishte bërë paraqitjen e 10-të për “Reds”, ku klubi anglez pagoi rreth pesë milionë euro në drejtim të Benficas. Aktualisht Nunez ka shënuar 22 gola në 60 ndeshje deri më tani me Liverpoolin, shifra këto që priten të rriten në vazhdim.

24-vjeçari nuk shënoi në sfidën ndaj “Qytetarëve”, mirëpo pas përfundimit të ndeshjes, ai pati një konflikt verbal me Guardiolën, por që situata nuk doli jashtë kontrollit, pasi ndërhyrë pjesëtarë të dy ekipeve për të shmangur diçka më të madhe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll