Sport

Nuk ka fitues në derbin e “vogël” të kryeqytetit!

Partizani kryeson i vetëm me 28 pikë. Nga ana tjetër, Dinamo City regjistroi rezultatin e pestë radhazi pozitiv, dhe tashmë renditet e pesta me 16 pikë.

27 Nëntor 2023, 19:22 Nga DOSJA
Nuk ka fitues në derbin e “vogël” të kryeqytetit!

TIRANE - Mbyllet pa gola derbi Partizani-Dinamo City. Dueli i zhvilluar në “Arenën e Demave”, ishte tepër i luftuar, por golat munguan. Braziliani Denisson dhe Indrit Prodani patën mundësitë më të mirë për skuadrën e Dritan Mehmetit.

Ndërkohë, kampionët në fuqi iu afruan golit me Alfred Mensah dhe Luis Birçajn, por 20-vjeçari u ndal nga traversa. Përfundimisht 0-0, me të dy skuadrat që ndanë nga një pikë.

Partizani kryeson i vetëm me 28 pikë. Nga ana tjetër, Dinamo City regjistroi rezultatin e pestë radhazi pozitiv, dhe tashmë renditet e pesta me 16 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll