Sport

Alexander Arnold firmos me Adidas për 30 milionë euro!

Mbrojtësi i djathtë i Liverpool-it dhe Anglisë ka ndërruar këpucët pasi ka një kontratë dominuese

27 Nëntor 2023, 18:15 Nga DOSJA
Alexander Arnold firmos me Adidas për 30 milionë euro!

ANGLI - Bashkëpunimi i tij me Under Armour përfundoi disa javë më parë, duke mbyllur një rreth të madh, pasi rrugëtimi i tyre i përbashkët kishte nisur që në kohën kur Trent Alexander Arnold ishte adoleshent...

Kompania amerikane donte ta mbante në potencialin e saj pasi ishte emri më i madhi që kishte në pjesën e tyre futbollistike, por tashmë mbrojtësi 25-vjeçar i Liverpool-it dhe kombëtares së Anglisë, iu bashkua Adidas-it .

Dhe shumëkombëshja gjermane, për ta bindur për të bërë këtë transferim, përveçse i ofroi 30 milionë euro, i garantoi atij mundësinë për t'u bërë një nga figurat kryesore në reklamat e saj, por edhe se do të kishte linjën e tyre të këpucëve që do të mbajnë emrin e tij.

Alexander Arnold e nisi partneritetin me një gol të shkëlqyer dhe vendimtar kundër Cityt (barazim 1-1) dhe është i dyti futbollist I kombëtares angleze që nënshkruan për të njëjtën firmë në një kohë të shkurtër, pasi u parapri nga Jude Bellingham i Real Madridit, i cili mori 80 milion euro!!! Dhe kjo sepse në futboll sulmuesit marrin gjithmonë më shumë para...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll