Sport

Djali 4-vjeçarë i Phil Foden ka nënshkruar kontratë me një agjenci modelimi…ja sa fiton!

Ronnie Foden, i cili u bë viral pas finales së Ligës së Kampionëve, ka nënshkruar një kontratë me Propel Talent Group pasi arriti 4 milionë ndjekës në Instagram.

27 Nëntor 2023, 18:10 Nga DOSJA
Djali 4-vjeçarë i Phil Foden ka nënshkruar kontratë me

ANGLI - Pak minuta pas vërshëllimës së fundit të finales së Ligës së Kampionëve që pa qytetarët të ngrinin trofeun për herë të parë në historinë e tyre, ishte Ronnie Foden, djali i madh i sulmuesit të Cityt, Phil Foden, ai që vodhi shfaqjen.

Ronnie 3.5-vjeçar në atë kohë festoi në krahët e të atit së bashku me Haaland, Grealish dhe të gjithë yjet e tjerë të Cityt me tifozët e skuadrës që e thërrisnin idhullin e tyre dhe e quanin "The Dude" duke e kthyer në grupin e tyre jozyrtar të maskotëve.

Phil Foden dhe partnerja e tij (nëna e fëmijës) Rebecca Cook krijuan llogarinë e tij në Instagram (një zhvillim që dukej se ishte sipas kërkesës popullore) me Ronnie duke fituar në një kohë të shkurtër 2.3 milion ndjekës të cilët ishin të magjepsur nga reagimet e tij në çdo pozë.

Disa muaj më vonë, llogaria e Foden Jr. arriti në 4 milionë ndjekës dhe fëmija nënshkroi një kontratë me Propel Talent Group. Një kompani që nuk është thjesht një agjenci modelimi, por siç shprehet në faqen e saj të internetit "një organizatë që menaxhon karrierën e disa prej talenteve më të kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar".

Lajmi është bërë i ditur nga Sun, duke shtuar se vogëlushi tashmë ka bërë fotosesionet e tij të para për markat e famshme, duke kujtuar njëkohësisht se personazhet e famshëm që kanë 1 milion ndjekës e lart fitojnë më pas deri në 12 mijë euro për çdo postim reklamues.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll