Sport

Erzeni gjen kthesën në kampionat, mund Tiranën 1-0!

Në pjesën e dytë, Tiranës iu mohuan dy gola me Abazajn dhe Najdovskin. Kryeqytetasit e shtuan shumë ritmin në minutat e fundit të takimit por në disa raste portieri kundërshtar, në të tjera mungesa e konkretizimit dhe e fatit.

27 Nëntor 2023, 17:14 Nga DOSJA
Erzeni gjen kthesën në kampionat, mund Tiranën 1-0!

RROGOZHINE - Erzeni ka shuar disi krizën e rezultateve në ndeshjen me Tiranën. 5 ndeshje kishte pa fitore kjo skuadër dhe në 8 ndeshjet e fundit, kishte fituar vetëm një takim. Megjithatë Erzeni arriti që t’ia dalë kundër bardhebluve falë golit të Mihanës në minutën e 36.

Në pjesën e dytë, Tiranës iu mohuan dy gola me Abazajn dhe Najdovskin. Kryeqytetasit e shtuan shumë ritmin në minutat e fundit të takimit por në disa raste portieri kundërshtar, në të tjera mungesa e konkretizimit dhe e fatit, bëri që Tirana të dilte pa pikë nga ndeshja e sotme. Një nga ato takime ku ishte e shkruar nga fati për të përfunduar kështu…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll