Aktualitet

VIDEO/ Atentati ndaj prokurorit Ndoja, ‘blindohet’ Spitali i Traumës dhe i Durrësit, zbarkojnë efektivët e armatosur

1 Nëntor 2019, 17:04 Nga DOSJA
VIDEO/ Atentati ndaj prokurorit Ndoja, ‘blindohet’ Spitali i

TIRANË– Spitali i Traumës ku ndodhet në gjendje të rëndë Andi Maloku, shoferi i Arjan Ndojas që mbeti i plagosur në atentatin e sotëm është blinduar me forca policie.

Dosja.al mëson se në Spitalin e Traumës kanë zbarkuar efektivë të shumtë policie, të cilët janë të armatosur për shkaqe sigurie.

E njëjta situatë është edhe në spitalin e Durrësit ku ndodhen të shtruar dy të plagosurt e tjerë, prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho (Land Muharremi), i njohur ndryshe edhe si ‘i tmerrshmi i Sukthit’.

Pasditen e sotme prokurori Arjan Ndoja ka mbetur i plagosur gjatë një atentati bashkë me dy persona të tjerë. Ndoja po udhëtonte me automjetin tip “Benz” i llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit në momentin që persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt makinës.

Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur shoferi i prokurorit, Andi Maloku dhe prsoni tjetër që e shoqëronte, Aleksandër Laho. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alkesander laho andi maloku landi muharremi plagoset arjan ndoja alkesander laho andi maloku landi muharremi plagoset arjan ndoja

Sondazh

Poll