Aktualitet

Atentat me kallash ndaj prokurorit Ndoja, Donika Prela dhe Ardi Veliu me urgjencë në vendngjarje, ja kush do hetojë rastin

1 Nëntor 2019, 16:57 Nga DOSJA
Atentat me kallash ndaj prokurorit Ndoja, Donika Prela dhe Ardi Veliu me

SHKOZET– Menjëherë pas atentatit në Durrës nga prokuroria e Krimeve të Rënda në drejtim të Durrësit janë nisur dy prokurorë, ndërsa hetimet do të udhëhiqen nga Anton Martini.

Në vendngjarje ka mbërritur me urgjencë edhe kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela dhe kryepolici Ardi Veliu. Atentati ndaj tij është marrë në dorë nga Krimet e Rënda për shkak të statusit që ka i plagosuri, prokurori Arjan Ndoja. 

Pasditen e sotme prokurori Arjan Ndoja ka mbetur i plagosur gjatë një atentati bashkë me dy persona të tjerë. Ndoja po udhëtonte me automjetin tip “Benz” i llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit në momentin që persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt makinës.

Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur shoferi i prokurorit, Andi Maloku dhe prsoni tjetër që e shoqëronte, Aleksandër Laho. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja

Sondazh

Poll