Aktualitet

Dalin PAMJET/ Katër veta e tërheqin zvarrë, si u nxorr gjithë gjak prokurori Ndoja nga makina ku i bënë atentat

1 Nëntor 2019, 16:50 Nga DOSJA
Dalin PAMJET/ Katër veta e tërheqin zvarrë, si u nxorr

Informacion paraprak në përditësim

Pasditen e sotme u tentua eleminimi fizik i prokurorit Arjan Ndoja. Ai ishte një prej personave të plagosur nga breshëria e plumbave që u shtinë në drejtim të “Benzit GL” me targë 333 ZD me të cilin udhëtonte prokurori dhe dy persona të tjerë.

EKSKLUZIVE/ Momenti kur prokurori Arjan Ndoja nxirret i gjakosur nga “Benzi” pasi e qëlluan on Vidnews.

Sipas informacioneve paraprake, ai shoqërohej në makinë nga Aleksandër Laho, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, një person me precedentë penalë dhe nga shoferi Andi Maloku, i cili ka mbetur po ashtu i plagosur dhe në gjendje kritike për jetën është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Mësohet se Laho është person me precedentë penalë, një nga personat që ka rrahur një biznesmen në vitin 2016.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit, teksa prokurori Ndoja, i qëlluar me 2 plumba, është jashtë rrezikut për jetën.

JOQ Albania ka siguruar në mënyrë ekskluzive videon nga momenti pasi automjeti është qëlluar me armë zjarri dhe të plagosurit nxirren jashtë nga persona të rastit.

Pasditen e sotme prokurori Arjan Ndoja ka mbetur i plagosur gjatë një atentati bashkë me dy persona të tjerë. Ndoja po udhëtonte me automjetin tip “Benz” i llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit në momentin që persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt makinës.

Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur shoferi i prokurorit, Andi Maloku dhe prsoni tjetër që e shoqëronte, Aleksandër Laho. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.

Marrë nga JOQ

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja

Sondazh

Poll