Aktualitet

‘Edi Rama e mbajti fjalën, Ndoja u ndëshkua me plumb!, Berisha dhe Vasili nuk ndalen, gjejnë fajtorin për atentatin ndaj p

1 Nëntor 2019, 16:44 Nga DOSJA
‘Edi Rama e mbajti fjalën, Ndoja u ndëshkua me plumb!, Berisha

TIRANË– Pas atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arben Ndoja, kanë nisur menjëherë reagimet nga politika në vend.

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha me anë të një statusi në Facebook shkruan se atentati ndaj tij ishte i paralajmëruar.

Atentat mafioz qeveritar i paralajmeruar! Miq, sot pasdite ne Durres u krye ndaj prokurorit Arjan Ndoja nje atentat shteteror mafioz i paralajmeruar. Ai ndodhet ne urgjencen e spitalit te Durresit ne gjendje serioze per jeten,”-shkruan Berisha.

Për ngjarjen ka reaguar dhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili shkruante se kryeministri Edi Rama e mbajti fjalën e dhënë ndaj prokurorit.

Edi Rama e mbajti fjalen, prokurori Arjan Ndoja u ndeshkua me plumb! Edi Rama 3 jave me pare deklaroi dhe kercenoi publikisht prokurorin Arjan Ndoja se nuk do ti shpetonte ndeshkimit.”

Postimi i plotë:

Pasditen e sotme prokurori Arjan Ndoja ka mbetur i plagosur gjatë një atentati bashkë me dy persona të tjerë. Ndoja po udhëtonte me automjetin tip “Benz” i llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit në momentin që persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt makinës.

Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur shoferi i prokurorit, Andi Maloku dhe prsoni tjetër që e shoqëronte, Aleksandër Laho. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja

Sondazh

Poll