Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit, Policia reagon zyrtarisht: Janë plagosur 3 persona, po ndjekim autorët

1 Nëntor 2019, 16:28 Nga DOSJA
Atentati ndaj prokurorit, Policia reagon zyrtarisht: Janë plagosur 3

DURRËS- Policia ka reaguar pas atentatit në ndodhur ndaj prokurorit Arjan Ndoja ku ka treguar detaje si ndodhi ngjarja. Sipas Policisë mësohet se kanë mbetur të plagosur tre plagosur, Arjan Ndoja, Andi Maloku dhe Aleksandër Laho që njihet dhe si Pëllumb Muharremi deh Landi Muharremi.

Shtetasi Andi Maloku është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli.

NJOFTIMI I PLOTË

Ne aksin rrugor Durrës – Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Shkozetit” kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit A.L., 48 vjeç, A.N., 44 vjeç dhe A.M., 30 vjeç. Shtetasi A.M. është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli.  Për zbardhjen e ngjarjes  është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës. Policia e Shtetit fton këdo që mund të ofrojë informacion në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes të telefonojë falas në numrin 112.

Atentati ndodhi pasditen e sotme teksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit. Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç dhe Aleksandër Laho, i cili ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleksandër laho andi maloku arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja aleksandër laho andi maloku arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja

Sondazh

Poll