Aktualitet

E kapën dy plumba, gazetarja “zbulon” kush e donte të vdekur prokurorin Ndoja: “Problematiku” i zonës së Sukthit

1 Nëntor 2019, 16:21 Nga DOSJA
E kapën dy plumba, gazetarja “zbulon” kush e donte të

SHKOZET– Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në mbikalimin e Shkozetit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja. Kanë nisur menjëherë aludimet e cilit ishin atentatorët ndaj tij, që qëlluan makinën e prokurorit në lëvizje.

Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte ka dhënë detajet e para lidhur me ngjarjen, ku tre persona kanë mbetur të plagosur dhe një person ka humbur jetën.

Po hetohet për çështjen se ngjarja ka lidhje për shkak të detyrës së prokurorit. Nga hetimet e deritanishme flitet për një atentat, makina e prokurorit është qëlluar me armë zjarri. Dyshohet se bëhet fjalë për një personazh problematik rreth zonës së Sukthit, policia është bënë në ndjekje të tij. Ka qenë një anëtar i mirëorgnaizuar. Ndoji më herët ka bërë detyrën e avokatit dhe ka mbrojtur emra të njohur të krimit”, tha Klodiana Lala.

Pasditen e sotme prokurori Arjan Ndoja ka mbetur i plagosur gjatë një atentati bashkë me dy persona të tjerë. Ndoja po udhëtonte me automjetin tip “Benz” i llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit në momentin që persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt makinës.

Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur shoferi i prokurorit, Andi Maloku dhe prsoni tjetër që e shoqëronte, Aleksandër Laho. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja prokurori ne durres perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja prokurori ne durres

Sondazh

Poll