Aktualitet

‘Punon për bandat, arrestojeni!’/ Sot i plagosur në atentat, si e akuzoi kryeministri Edi Rama prokurorin Arjan Ndoja

1 Nëntor 2019, 16:03 Nga DOSJA
‘Punon për bandat, arrestojeni!’/ Sot i plagosur në

SHKOZET– Ditën e sotme një atentat ka ndodhur në mbikalimin e Shkozetit, ku ka mbetur i plagosur prokurori Arjan Ndoja. Por prokurori Arjan Ndoji nuk është i panjohur për publikun pasi vetëm dy javë më parë ishte në “shënjestër” të kryeministrit Edi Rama. 

Nga Kuvendi, Rama foli për një prokuror që punon për grupet kriminale në qytetin e Durrësit duke mos i kursyer akuzat ndaj tij duke i premtuar që drejtësia për të nuk do të mungojë.

Ju e patë vetë javën e kaluar, të transformimit të një figure të sistemit të drejtësisë me përfaqësues të interesave të krimit, që sigurisht nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit, por ama kur vjen puna te ndërhyrja në proces, kjo është e pamundur për qeverinë, për pushtetin ekzekutiv, sepse Kushtetuta përcakton qartë kufijtë e çdo pushteti dhe kufizimet që ne kemi, pavarësisht se mund të jetë e drejtë ajo që qytetari kërkon. Fatkeqësisht po shohim se pastrimi i llumit nga sistemi i drejtësisë ka dhe një efekt negativ, sepse shumë prokurorë e gjykatës që janë të zhytur deri në fyt, po e shfrytëzojnë pushtetin që ju jep ligji me moton ‘të kapin, çfarë të kapim’. Ata nuk kuptojnë që ndërtimi i sistemit të ri të drejtësisë kërkon kohë.”

Ndërsa në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit teksa po fliste për Reformën në Drejtësi, Rama foli për një prokuror në Durrës, i cili sipas tij punon për një organizatë kriminale. Kryeministri nuk e përmendi me emër, por tha se ky prokuror iu bën presion punonjësve të administratës.

Thonë këta, ça është ky Vettingu, pushim nga puna? Jo, është pastrim i sistemit dhe krijimi i një sistemi të pastër, dhe pastaj ai sistemi i pastër do i thërrasë. Dhe do t’ju thotë, këto vilat, këto shtëpitë, këto faturat e bixhozit në Monte-Carlo, me çfarë i bëtë. Po ka të tjerë, një prokuror në Durrës, punon për grupet kriminale dhe iu bën shantazh punonjësve të shtetit. Arrestojeni këtë, po se arreston qeveria. Shembulli, është ky. Që se bën qeveria po e bën drejtësia.”

Thirrjet dhe sulmet direkte nuk kanë munguar as nga ana e zv.kryeministrit Erion Braçe, i cili akuzoi prokurorin Arjan Ndoji se i ka bërë presion Liridon Pulës. Braçe tha se prokurori bën presion pasi kërkon të legalizohen ndërtimet monstruoze që janë bërë nga Gjiri i Lalzit deri në Durrës, që sipas tij janë ndërtuar nga bandat dhe prokurori i ka bërë presion drejtorit të Kadastrës.

Pasditen e sotme prokurori Arjan Ndoja ka mbetur i plagosur gjatë një atentati bashkë me dy persona të tjerë. Ndoja po udhëtonte me automjetin tip “Benz” i llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit në momentin që persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt makinës.

Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur shoferi i prokurorit, Andi Maloku dhe prsoni tjetër që e shoqëronte, Aleksandër Laho. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja prokurori ne durres edi rama perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja prokurori ne durres

Sondazh

Poll