Aktualitet

VIDEO-LAJM/ Atentati në Shkozet, ja pamjet e makinës në kanal të prokurorit të plagosur Arjan Ndoja

1 Nëntor 2019, 15:46 Nga DOSJA
VIDEO-LAJM/ Atentati në Shkozet, ja pamjet e makinës në kanal

DURRES- Dosja.al sjell foton e makinës së prokurorit Arjan Ndoja, i cili mbeti i plagosur mesditën e sotme në atentatin që ndodhi tek Mbikalimi i Shkozetit në Durrës.

Ndoja është i përfshirë në atentatin që ndodhi në mbikalimin e Shkozetit, ku një person ka humbur jetën. Identiteti i personit të pajetë ende nuk dihet.

Pasditen e sotme prokurori Arjan Ndoja ka mbetur i plagosur gjatë një atentati bashkë me dy persona të tjerë. Ndoja po udhëtonte me automjetin tip “Benz” i llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit në momentin që persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt makinës.

Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur shoferi i prokurorit, Andi Maloku dhe prsoni tjetër që e shoqëronte, Aleksandër Laho. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet

Sondazh

Poll