Sport

Pas ndeshjes kundër Argjentinës, Federata Braziliane ka denoncuar për racizëm...

I prekur nga komentet e shumta raciste pas ndeshjes Brazil-Argjentinë, Rodrygo dhe disa lojtarë të tjerë të futbollit brazilian, mbështeten nga Federata e vendit të tyre, e cila ka në plan të bëjë një ankesë.

24 Nëntor 2023, 21:15 Nga DOSJA
Pas ndeshjes kundër Argjentinës, Federata Braziliane ka denoncuar

BRAZIL - Racizmi në Brazil është një krim që dënohet me pesë vjet burg. 

Kështu, Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) njoftoi këtë të premte se do të paraqesë një ankesë kundër autorëve të mesazheve raciste në internet, që synojnë presidentin e saj dhe lojtarët e Seleçao pas humbjes kundër Argjentinës të martën (1-0). 

Në një njoftim për shtyp, CBF njofton se “do të marrë masa ligjore kundër atyre që janë përfshirë në këto sulme kundër lojtarëve, mbështetësve dhe presidentit Ednaldo Rodrigues".

Në shënjestër të veçantë, sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo, denoncoi sulmet raciste ndaj tij në rrjetet sociale. Në këtë proces, ai mori mbështetjen e yjeve të tjerë brazilianë, si Neymar dhe Vinicius.

Sipas AFP, sulmet e denoncuara nga CBF i krahasojnë brazilianët me majmunët dhe synojnë drejtpërdrejt Ednaldo Rodrigues, presidentin e parë me ngjyrë të Federatës së futbollit të kombit pesë herë kampion bote. "Ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme sa herë që sulmet e këtij lloji përsëriten, nuk do të ketë armëpushim,"- këmbënguli CBF.

Përplasjet para ndeshjes…

Ndeshja mes Brazilit dhe kampionëve në fuqi të botës, u shoqërua me përplasje në stadiumin “Maracana”. Këta të fundit e shtynë ndeshjen me gjysmë ore. Policia ndërhyri me forcë për të shuar këtë përleshje mes mbështetësve të dy vendeve, të cilët u gjendën në të njëjtën tribunë për mungesë parkimi të dedikuar për vizitorët. Pas këtyre ngjarjeve, raportohet se është hapur një procedurë disiplinore ndaj federatave braziliane dhe argjentinase.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll