Sport

"WANTED"... Policia britanike po kërkon hajdutin, që duket si sulmuesi Harry Kane

Në Munich është bërë shaka me lajmin, se policia në Londër është duke e kërkuar një hajdut që ka ngjashmëri me yllin e Bayern, sulmuesin Harry Kane, ka shkruar gazeta gjermane “Bild” të premten.

24 Nëntor 2023, 13:50 Nga DOSJA

"WANTED"... Policia britanike po kërkon hajdutin, që duket

ANGLI - Një grua është grabitur në fund të muajit tetor në Richmond në Londrën Perëndimore dhe tani policia është në kërkim të tij. Ata kanë shfaqur fotografitë, se si mund të duket personi që e kreu vjedhjen.

Shumë janë befasuar, pasi kanë vënë re se hajduti ka shumë ngjashmëri me kapitenin e Anglisë dhe thuhet se është i moshës 20 deri në 30-vjeçare.

Edhe sulmuesi i bavarezëve, Harry Kane, është 30-vjeçar. Shumë njerëz kanë përdorur rrjetet sociale për ta komentuar lajmin.

“Kam menduar se Harry Kane është transferuar në Munich”,- ka shkruar një prej tyre.

Sakaq sulmuesi Kane po shkëlqen në këtë edicion me Bayern Munichun dhe me Anglinë, ndërsa përfiton 25 milionë euro te skuadra e madhe gjermane.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll