Sport

Pas pesë javësh, më së fundi, Skënderbeu mposht Teutën edhe me 10 lojtarë…

Brenda një minute, në fund të pjesës së parë, Nikaj ndëshkohet me dy kartona të verdhë, duke e lënë Skënderbeun me 10 lojtarë në fushë.

24 Nëntor 2023, 20:16 Nga DOSJA
Pas pesë javësh, më së fundi, Skënderbeu mposht

KORÇE - Skënderbeu, në javën e 13-të rikthehet te fitorja në Superiore pas pesë ndeshjesh, teksa ka mposhtur 3-1 Teutën në Korçë. Bardhekuqtë arrijnë të katapultohen në vendin e katërt me 17 pikë, duke parakaluar Laçin dhe Dinamon.

Në Korçë, “Ujqërit e Dëborës” zhvillua një sfidë emocionuese, pasi ata luajtën për më shumë se një pjesë lojë në inferioritet numerik.

Takimi u zhbllokua në minutën e 13-të nga Franklin, për të ardhur më pas te dyfishimi i rezultatit nga Liço, me 11-metërsh, në minutën e 37-të.

Para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve, Nikaj mori dy kartonë të verdhë njëri pas tjetrit, duke e lënë Skënderbeun në inferioritet numeric me 10 lojtarë në fushën e lojës.

Teuta u mundua të reagonte në pjesën e dytë, madje ia doli të rihapte ndeshjen me Peposhin në të 73-tën, por Skënderbeu gjashtë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, realizoi golin e tretë dhe të rezultatit përfundimtar 3-1 me Rashicën.

Teuta me këtë humbje mbetet në vendin e fundit me 12 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll