Sport

VIDEO/ Konflikti i Messit me Rodrigon, tani është viral: “Mbylle gojën ti vogëlush, kë quan ti frikacak? Je një puçërr e keqe”...

“Kujdes gojën fëmijë, ne jemi kampionë bote”, i tha Messi brazilianit të ri

24 Nëntor 2023, 14:06 Nga DOSJA

VIDEO/ Konflikti i Messit me Rodrigon, tani është viral: “Mbylle

BRAZIL - Mund të kenë kaluar tashmë më tepër se dy ditë, por ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës në “Maracana” vazhdon të ngjall interes në Amerikën e Jugut, me mediat e huaja që nxjerrin në dritë informacione të reja nga përleshja mes Lionel Messit dhe Rodrigos.

Sulmuesi brazilian i Real Madrid thuhet se e filloi gjithçka, duke i quajtur lojtarët e Argjentinës  "frikacakë", pasi lojtarët e Scalonit vendosën të shkonin në dhomën e zhveshjes, pas sulmeve ndaj tifozëve të skuadrës.

Megjithatë, Fox Sports sjell detaje të reja nga përleshja, me Messin që kërkon respekt dhe... heshtje nga Rodrigo, të cilin madje e quan “djalë i vogël”!

“Ti je një djalë i vogël, duhet të shikosh gojën, kë quajte ti frikacak?”,- shprehet fillimisht Messi, ndërsa Rodrigo i përgjigjet: “Vazhdo lojën, do të na shohësh atje. Ne vijmë, ju shkoni. Ti je frikacak”.

Një fazë më vonë, Messi e kapi në qafë Rodrigon dhe braziliani i shprehu ankesat argjentinasit, duke i thënë: “Pse po më godet Leo? Jo ashtu, jo”.

“Ti je një puçërr e keqe... Ti je duke folur gjatë gjithë kohës”,- thuhet se shtoi më pas Messi për Rodrigon, duke e ngritur dhe shtuar: “Kujdes gojën vogëlush, mbylle dreqin, fëmijë. Pse jemi frikacakë? Ne jemi kampionë bote. Këtu (tregon “Maracanën”) u bëra kampion. Këtu”,- i tha Messi Rodrigos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll