Sport

Rikthehet Conference League në “Air Albania”, Ballkani do të presë FC Viktoria Plzeň

Ky vendim është marrë për shkak të kushteve të përkeqësuara të fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit kosovar…

24 Nëntor 2023, 21:04 Nga DOSJA

Rikthehet Conference League në “Air Albania”, Ballkani do

TIRANE - Stadiumi “Air Albania” i Tiranës do të presë një tjetër ndeshje ndërkombëtare. UEFA ka vendosur sot të spostojë ndeshjen mes klubit të Ballkanit (Kosovë) dhe FC Ciktoria Plzen (Çeki) nga stadiumi “Fadil Vokrri” i Prishtinës në stadiumin “Air Albania”.

Ky vendim është marrë për shkak të kushteve të përkeqësuara të fushës në stadiumin e kryeqytetit kosovar, ndërkohë që sfida është e programuar të luhet në Tiranë, më 30 nëntor, duke nisur nga 18:45.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll