Sport

Shprehja epike e McAllister të Argjentinës: "Të mposhtësh Brazilin në “Maracana” është si të shikosh një film porno"...

Argjentina mundi Brazilin në “Maracana” dhe asi i Liverpool përshkruan se si ndihet për këtë fitore

24 Nëntor 2023, 15:34 Nga DOSJA

Shprehja epike e McAllister të Argjentinës: "Të

ARGJENTINE - Pavarësisht incidenteve, vonesës në start të ndeshjes dhe shumë konflikteve në tribunat e “Maranacas”, Argjentina është “larguar” nga stadiumi historik, me një sukses pasi fitoi 1-0 ndaj Brazilit. 

Kampionia e botës qëndroi në krye të renditjes së FIFA-s edhe për vitin 2023, duke e lënë Francën në vendin e dytë dhe në Argjentinë po festojnë vendin e parë dhe fitoren e madhe. 

Edhe lojtarët e Argjentinës u çmendën dyfish në “Maracana”, me Alexis McAllister, që tha një shprehje epike, duke e lidhur fitoren me filmat porno. 

“Të mundësh Brazilin në “Maracana” në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës është si të shikosh një film porno”,- tha asi i Liverpool-it, që e filloi lojën dhe sigurisht që është një nga ata me fat, që fitoi kupën në 2022 në Katar. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll