Sport

Nalbandian, ish-tenisti argjentinas më i mirë, shikonte partneren e tij “hot” nga një kamera e fshehtë - Video, foto...

David Nalbadian kishte instaluar kamerën e fshehtë në sistemin e ventilimit në apartamentin e Arakeli Torontos.

24 Nëntor 2023, 14:46 Nga DOSJA

Nalbandian, ish-tenisti argjentinas më i mirë, shikonte partneren e

ARGJENTINE - Trazira në Argjentinë me aventurat e David Nalbandian. Ish-tenisti 41-vjeçar, i cili arriti në vendin e tretë në renditjen botërore dhe luajti në finalen e “Wimbledon” në vitin 2002, u akuzua nga ish-partnerja e tij, për abuzim seksual dhe për shikimin e banesës së saj përmes një kamere të fshehtë. 

Arakeli Toronto e kishte bërë denoncimin shumë kohë më pare, por për mungesë provash ajo ishte vendosur në dosje nga prokurori. Megjithatë, avokati i saj gjeti prova të reja dhe çështja u “hap”. Si u hap? Me audion e Nalbadianit, duke pranuar përgjimin ndaj ish-it të tij. 

Çifti ishte në një lidhje nga shtatori 2022 deri në qershor 2023 dhe kishin marrë me qira një apartament në lagjen Palermo të Buenos Aires. Vajza, e cila është një modele në Argjentinë, vazhdoi të jetonte në apartament pas ndarjes dhe një ditë ajo dhe vëllai i saj zbuluan kamerën e fshehtë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Araceli Torrado (@aracelitorrado)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Araceli Torrado (@aracelitorrado)

Ishte vendosur në sistemin e ventilimit dhe Nalbadian, mund të shihte gjithçka nga banesa e saj. Sipas ankesës, vëllai i saj hapi kapakun me një kaçavidë dhe zbuloi kamerën e sigurisë, të lidhur me kabllo të shumta për t'u monitoruar drejtpërdrejt.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Araceli Torrado (@aracelitorrado)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Araceli Torrado (@aracelitorrado)

“Vendosa të divorcohem kur fillova të kuptoja veprimet e tij. Ajo që fillimisht dukej si një ndarje miqësore, u bë gjithnjë e më toksike nga dita në ditë. Ai më kërkoi me këmbëngulje dhe shikonte lëvizjet e mia. Fillova të trembesha kur roja i sigurisë në pallatin tim më tha se Nalbadian kishte kërkuar pamje nga kamerat e sigurisë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Araceli Torrado (@aracelitorrado)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Araceli Torrado (@aracelitorrado)

Në qershor, vëllai im dhe unë vumë re diçka të çuditshme në dhomë. Ai pa një shkëlqim të çuditshëm pas pjesës së brendshme të ventilimit të banesës. Terrori që pësova ishte i papërshkrueshëm. Jo vetëm që më shikonin, por mund të më shihnin edhe të zhveshur”, tha Toronto në deklaratën e saj. 

Ish-tenisti pranoi se kishte urdhëruar instalimin e kamerës, por pretendoi se nuk i kishte parë kurrë pamjet. Tani fjalën e ka drejtësia. 

Nalbandian ishte i martuar prej 22 vitesh me Victoria Bosch dhe së bashku kanë dy fëmijë. Përveç tenisit, ai është “çmendur” me makinat dhe ka vrapuar në dhjetëra gara në vendin e tij. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Araceli Torrado (@aracelitorrado)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll