Sport

Nuk ka fitues në “Loro Boriçi”, Vllaznia dhe Laçi ndajnë pikët…

Një minutë heshtje në nder të ish-sulmuesit të Egnatias, Raphael Dwamena, në Shkodër homazhe për ndarjen nga jeta e aktorit shkodran të humorit, Zef Deda.

24 Nëntor 2023, 20:56 Nga DOSJA

Nuk ka fitues në “Loro Boriçi”, Vllaznia dhe Laçi

SHKODER - Në kuadër të javës së 13-të të Kampionatit të 85-të të Abissnet Superiores, në “Loro Boriçi” të Shkodrës, u përballën Vllaznia - Laçi, takim ky i cili u mbyll në barazim pa gola.

Pjesa e parë e takimit në Shkodër, pati dy raste të pastra shënimi, nga një për secilën skuadër, por pa mundur që skuadrat të gjejnë rrugënm e rrjetës.

Pas pushimit, loja foli më tepër të kuqeblutë shkodranë, të cilët ishin të paqartë në fazën e finalizimit, kjo edhe për përpjekjet e kurbinasve, që ia arritën ta ruanin të paprekur portën e tyre të mbrojtur nga Dajsinani.

Në përfundim rezultati mbeti i barabartë 0-0. Si Vllaznia, por edhe Laçi nuk po arrijnë të kapërcejnë ngërçin e mungesës së rezultateve. Kurbinasit renditen të pestët me 16 pikë, janë të shtatët, me 2 pikë më pak.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll