Politike

Arrestimi i Breçanit/ Balla: Janë arrestuar të gjithë ata që ishin në Shqipëri, operacioni nuk u dekonspirua

Balla tha se operacioni nuk është dekonspiruar dhe personat që kanë qenë në Shqipëri janë arrestuar.

23 Nëntor 2023, 21:37 Nga I.A
Arrestimi i Breçanit/ Balla: Janë arrestuar të gjithë ata
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur lidhur me operacionet e fundit të Policisë së Shtetit, mes të cilëve është dhe operacioni ku u arrestua një nga ish-drejtuesit e lartë të Policisë Erzen Breçani. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Balla tha se operacioni nuk është dekonspiruar dhe personat që kanë qenë në Shqipëri janë arrestuar.

“Të gjithë personat që ishin në Shqipëri prej kohësh, janë arrestuar. Personat që nuk janë arrestuar, janë persona që ndodheshin jashtë Shqipërisë prej kohësh. Nuk ka patur asnjë lloj dekonspirimi të operacionit”, tha Balla.

Ministri tregoi dhe numrin e personave që janë shpallur në kërkim në Tiranë.

“Ne në Tiranë kemi në kërkim 1 mijë persona, që kanë kryer krime ndër vite. Për këtë arsye është ideuar operacioni “Forca e Ligjit”. Pjesa e tyre më e madhe nuk janë në Shqipëri. Një numër i caktuar gjendet në Dubai dhe disa të tjerë në vende të ndryshme në Europës”, tha Balla.

taulant balla

Sondazh

Poll