Politike

Dita e dytë e Samitit të Diasporës/ Mungon Albin Kurti! I pranishëm Rama dhe Vjosa Osmani

I pari që hapi fjalën ditën e sotme ishte ministri i Jashtëm, Igli Hasani, i cili theksoi se Diaspora ka rol të pazëvendësueshëm në avancimin e kauzës kombëtare, ndërsa u shpreh se jemi borxhlinj ndaj shqiptarëve jashtë kufijve.

23 Nëntor 2023, 10:38 Nga r.ll
Dita e dytë e Samitit të Diasporës/ Mungon Albin Kurti! I
foto ilustruese

TIRANË-Ditën e sotme në Tiranë po zhvillohet dita e dytë e Samitit III të Diasporës. Pjesëmarrës janë përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora.

Një nga çështjet më të rëndësishme që pritet të diskutohet është e drejta e diasporës për të votuar në vendin e tyre.

Ndonëse ishte parashikuar të merrte pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mungon. E pranishme është presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

I pari që hapi fjalën ditën e sotme ishte ministri i Jashtëm, Igli Hasani, i cili theksoi se Diaspora ka rol të pazëvendësueshëm në avancimin e kauzës kombëtare, ndërsa u shpreh se jemi borxhlinj ndaj shqiptarëve jashtë kufijve.

"S’ka mesazh më të bukur bashkimi se kjo sallë e mbushur plot, kjo mbledhje e shqiptarëve nga mbarë rajoni e bota. Ky samit vjen në një moment kur në shqiptarët më shumë se kurrë kemi arsye të ndihemi mirë me atë çfarë kemi arritur. Kemi shumë për të bërë së bashku për ti çuar më tej e zhvilluar vendet tona, për të konsoliduar ato që kemi arritur. Ajo që mund të bëjë Shqipëria e vetme, Kosova e vetme, vëllezërit në Maqedoni e Mal të Zi, është fare pak krahasuar me atë se çfarë mund të arrijmë të gjithë së bashku. Ky samit është një moment për të forma konkret bashkëpunimi. Sfida është se si të përkthejmë në nisma konkrete atë dëshirë dhe pasion që na bashkon për kombin.", tha Hasani. 

samiti i diaspores

Sondazh

Poll