Politike

Shkarkimi i Kajmakut/ LSI: Ky vendim vulos zgjedhjet kriminale të 30 Qershorit

1 Nëntor 2019, 11:27 Nga DOSJA
Shkarkimi i Kajmakut/ LSI: Ky vendim vulos zgjedhjet kriminale të 30

TIRANË- Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka reaguar sot në lidhje me heqjen e mandatit të Agim Kajmakut ditën e sotme nga KQZ.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se: “Edi Rama kandidoi vetëm,votoi vetëm dhe numëroi vetëm dhe në fund prodhoi te inkriminuar”

Postimi i plotë i Agim Kajmaku:

Largimi i Kajmakut vulos,qe votimet 30 qershorit ishin kriminale.

Edi Rama per faqe te zeze.

Edi Rama kandidoi vetem,votoi vetem dhe numeroi vetem dhe ne fund prodhoi te inkriminuar.

Edi Rama ka rene perfundimisht politikisht,moralisht dhe psikologjikisht.

S’ka kohe per te humbur.Zgjedhje me sa pare qe te shpetojme Shqiperine nga gremina!!

Pas Valdrin Pjetrit, Partia Demokratike arrin të largojë kryebashkiakun e dytë socialist në harkun kohor të 2 muajve. Agim Kajmakut, iu hoq sot mandati unanimisht nga KQZ, pasi gënjeu në formularin e dekriminalizimit, duke mos deklaruar një arrestim të vitit 2003 në Janinë. Kajmaku, ka 45 ditë kohë për të ankimuar vendimin.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se PS-ja nuk kthehet në strehën e atyre që i thyejnë besimin.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike petrit vasili shkarkohet agim kajmaku petrit vasili shkarkohet agim kajmaku

Sondazh

Poll

Politike 1 Nëntor 2019, 09:18

Tiranë- Arkitekti Maks Velo ka replikuar me ministren e Kulturës Elva Margarit për ndërhyrjet që po bëhen në veprat arkitekturës në vend pa pyetur, arkitektët, ...