Politike

Drejtorët e Shkodrës/ Përplasje në mbledhje mes Ramës e Stërkajt, deputeti: E keni kthyer në tender. Kryeministri: Do e z

1 Nëntor 2019, 08:14 Nga DOSJA
Drejtorët e Shkodrës/ Përplasje në mbledhje mes Ramës e

TIRANE- Për gati 2 orë, kryeministri Edi Rama ka mbledhur  në selinë rozë drejtuesit e rajonit të Veriut.  Në fokus të diskutimeve ishte emërimi i drejtorëve të rinj në Shkodër por edhe çështja e shkrirjes së strukturës së PS-së në këtë qytet. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mbledhja e Ramës me drejtuesit e Veriut është shoqëruar me debate të shumta, ku ka patur një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PS, Paulin Stërkaj.

Debati në mbledhjen e PS: 

Paulin Stërkaj: E keni kthyer në tender, kjo gjë duhet të marrë fund. Emërimet e drejtorëve, secili çon emrat e tij.

Edi Rama: Nuk e kemi bërë si tender. Musai më tha që i keni çuar 7 lista. Kam pritur deri më tani që këtë problem t’a zgjidhni ju. Tani do merrem vetë, meqë ju nuk i dhatë drejtim. Problemet në PS e Shkodrës do të diskutohen në një mbledhje të posaçme të hënën. Në mbledhjen e të hënës do të diskutohet për emërimet e drejtorëve të rinj në Shkodër. Për aq kohë sa ju nuk vendosni mes veti, do t’i vendos unë drejtorët.

PS e Shkodrës ndodhet në kolaps që pas largimit nga drejtimi si koordinator i Ditmir Bushatit. Valdrin Pjetri ishte pasardhësi i tij, por karriera për të do ishte e shkurtër pas publikimit të dokumenteve nga PD për një dënim në Itali. Pas largimit të Pjetrit Rama ka komandur 4 drejtues, por një prej tyre Arben Pëllumbi deklaroi dje se është shkrirë  struktura drejtuese e PS-së në Shkodër.

(J.V;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dorehiqen drejtoret ne shkoder edi rama shkrihet struktura e ps-së në shkodër dorehiqen drejtoret ne shkoder edi rama shkrihet struktura e ps-së në shkodër

Sondazh

Poll

Politike 1 Nëntor 2019, 09:18

Tiranë- Arkitekti Maks Velo ka replikuar me ministren e Kulturës Elva Margarit për ndërhyrjet që po bëhen në veprat arkitekturës në vend pa pyetur, arkitektët, ...