Politike

Heqja e mandatit të Kajmakut, Rama:PS-ja s’bëhet strehë e atyre që shkelin ligjin dhe besimin tonë

1 Nëntor 2019, 10:25 Nga DOSJA
Heqja e mandatit të Kajmakut, Rama:PS-ja s’bëhet strehë e

TIRANE- “Institucionet janë institucione,”, ky ishte komenti i vetëm që kryeministri Edi Rama dha në përfundim të mbledhjes që zhvilloi në selinë rozë me drejtuesit e qarkut të Veriut, në lidhje me heqjen e mandatit të Agim Kajmakut nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kështu, Rama ia la përgjegjësinë vetëm Kajmakut, ndërsa institucionet sipas tij janë ato që vendosin. I vetëm, i veshur me kostum sportiv dhe këmishë, Rama nuk ishte në momentin e tij më të mirë.

Gazetarëve të politikës iu dha vetëm këtë përgjigjie, ndërkohë që refuzoi të përgjigjej pyetjes së tyre nëse është përgjegjësia e tij për Agim Kajmakun dhe Valdrin Pjetrin.

Ndërsa në një reagim të dytë në Twitter, kryeministri shkruan se Partia Socialiste s’pranon të bëhet strehë e personave që kanë shkelur besimin e saj, referuar kështu Kajmakut.

KQZ ka provuar sot përsëri, se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri dje?Po ashtu Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë?,”- shkruan Rama në rrjetet sociale.

Në mbledhjen e zhvilluar sot në KQZ, 5 anëtarët votuan unanimisht për heqjen e mandatit të Kajmakut.

Pas Valdrin Pjetrit, Partia Demokratike arrin të largojë kryebashkiakun e dytë socialist në harkun kohor të 2 muajve. Agim Kajmakut, iu hoq sot mandati unanimisht nga KQZ, pasi gënjeu në formularin e dekriminalizimit, duke mos deklaruar një arrestimit të vitit 2003 në Janinë. Kajmaku, ka 45 ditë kohë për të ankimuar vendimin.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama shkarkohet agim kajmaku edi rama shkarkohet agim kajmaku

Sondazh

Poll

Politike 1 Nëntor 2019, 09:18

Tiranë- Arkitekti Maks Velo ka replikuar me ministren e Kulturës Elva Margarit për ndërhyrjet që po bëhen në veprat arkitekturës në vend pa pyetur, arkitektët, ...