Politike

‘Cili oligrak të ka bërë ministër?’, Ahmetaj nuk përgjigjet: Mua? Vetëm kryeministri Edi Rama

31 Tetor 2019, 20:36 Nga DOSJA
‘Cili oligrak të ka bërë ministër?’, Ahmetaj nuk

TIRANË– Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka qënë i ftuar në emisionin “Opinion” ku edhe ka folur për oligrakët. 

Në diskutime e sipër, Ahmetaj i ka treguar kolegut të tij, ish-deputetit të PD-së, Agron Shehajt se do t’i shërbejë deri sa të vdesi popullit dhe jo oligarkëve. 

BISEDA NË STUDIO:

Arben Ahmetaj: Do t’i shërbej qytetarëve deri sa të vdes, sa të më japë frymë Zoti.

Agron Shehaj: Po këtyre s’u ke shërbyer, se nuk i keni ndjekur rregullat për Unazën e Re. Ka oligarkë në Shqipëri, është dikush që falë lidhjes që ka me politikën ndërton një biznes, ose që ka përfitime përmes lidhjeve me politikën. As unë as kryetari i PD-së nuk kemi thënë që kanë lindur në kohën e Edi Ramës. Oligarkët janë ata që bëjnë ligjin, vendosin ministra, komandon kryeministrin. Ka oligarkë që vendosin ministra, po po!

Blendi Fevziu: Cili oligark të ka bërë ministër?

Arben Ahmetaj: Mua? Vetëm qytetarët e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet votës dhe kryeministri Edi Rama.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron shehaj arben ahmetaj agron shehaj arben ahmetaj

Sondazh

Poll