Sport

Është surprizuar nga Asani? Sylvinho: Jo, më duhej një lojtar si ai

Silvinjo shprehet se asnjë futbollist nuk fiton dot i vetëm, por në grup dhe sipas tij lojtarët e kuptuan këtë gjë.

21 Nëntor 2023, 22:58 Nga I.A
Është surprizuar nga Asani? Sylvinho: Jo, më duhej një
Duka dhe Silvinjo

TIRANË- Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo ka folur për frymën që është krijuar në grup, para kualifikimit në Euro2024. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Silvinjo shprehet se asnjë futbollist nuk fiton dot i vetëm, por në grup dhe sipas tij lojtarët e kuptuan këtë gjë. Trajneri foli dhe për paraqitjen e Asanit, për të cilin tha se nuk është suprizuar nga ai pasi e dinte që ishte një lojtar i fortë.

Pjesë nga Intervista:

Sylvinho: Ajo është një gjë shumë e bukur sepse futbollisti e pranon. Futbollisti i vetëm nuk e fiton garën, por fitohet në grup. Ata e kuptuan që ne kemi një skuadër.

Blendi Fevziu: Lojtarët që janë të nivelit të lartë, ju keni zbuluar edhe lojtar si Jasir Asani që ishte gjëja më interesante. Si e zbuluat?

Sylvinho: Duke punuar. Unë mendoj që gjëja e parë kur pranuam, i thashë që duhet të jetoj në Tiranë sepse këtu zhvillohet puna. Ka qenë një gjë e jashtëzakonshme për jetën time. Federata na jep mundësinë për të punuar, ne punojmë 6-7 orë në ditë me videoanalizë. Nuk kisha një lojtar si ai, kam parë që ka bërë një rrugëtim te Partizani. E shikoj që është lojtar shumë interesant. Në Hungari ka bërë një rrugëtim, dhe më pas në Kore. Dhe ky është një lojtar që do duhet. Pastaj e morën dhe ai u përgjigj.

Blendi Fevziu: Ai ka thënë se ishte dita më e lumtur e jetës së tij…

Sylvinho: Lëre këtë se ka një histori tjetër mbrapa. Unë thashë do ta thërras atë.

silvinjo

Sondazh

Poll