Sport

Përfaqësuesja U19 e pafat, mundet 0-1 nga Sllovenia!

Ndeshja tjetër e grupit mes Belgjikës U-19 dhe Irlandës U-19 përfundoi me fitoren e belgëve 1-0 Sfida u luajt në “Arena Egnatia” dhe vendosi një gol i Degreet në minutën e 46 në fraksionin e dytë.

21 Nëntor 2023, 19:14 Nga DOSJA
Përfaqësuesja U19 e pafat, mundet 0-1 nga Sllovenia!

ELBASAN - Shqipëria U-19 zhvilloi ditën e sotme ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Sllovenisë U-19. Në stadiumin “Elbasan Arena” kuqezinjtë u mundën me rezultatin minimal 0-1. Trajneri Ervin Bulku e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Sllovenisë: Tomas Kiri (GK), Elton Fikaj, Klevis Haxhari, Arlind Kurti (C), Adi Kurti, Jordi Jaku, Ermal Meta, Oresti Kasmollari, Erald Krasniqi, Dean Vranici, Flavio Sulejmani.

Pjesa e parë e takimit ishte e qetë dhe pa raste të pastra shënimi. Fraksioni i dytë nisi me dy zëvëndësime për kuqezinjtë. Në fushë u aktivizuan Nuredini dhe Duro, ndërsa Sllovenia gjeti golin e takimit në të 48-ën me Macak.

Në minutat në vijim trajneri Ervin Bulku futi në fushë edhe Bellojin, Buzin dhe Zaganjorin por në rezultat nuk ndryshoi asgjë. Ndeshja tjetër e grupit mes Belgjikës U-19 dhe Irlandës U-19 përfundoi me fitoren e belgëve 1-0 Sfida u luajt në “Arena Egnatia” dhe vendosi një gol i Degreet në minutën e 46 në fraksionin e dytë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Nëntor 2023, 11:55

Legjenda franceze lajkaton Kylian Mbappe

FRANCE - Legjenda e futbollit francez, Thierry Henry, ka folur me shumë lajka për Kylian Mbappe, sulmuesin e PSG-së. Kjo erdhi pas golit të ...