Sport

Kosova sot ul siparin, pritet ekipi i fundit që do të shkojë në Gjermani 2024

Skuadra e fundit të pritet të kualifikohet për të plotësuar 20-tshen e do të jetë mes ciftit Kroaci dhe Uells. Mbërmjen e sotme Kroacia do të përballet me Armeninëm vendi i parafundit në grupin D dhe Uellsi me Turqinë, kryesuesen e grupit, tashmë e kualifikuar.

21 Nëntor 2023, 19:09 Nga DOSJA
Kosova sot ul siparin, pritet ekipi i fundit që do të shkojë

KOSOVE - Kosova do të zhvillojë sot ndeshjen e fundit në eliminatoret e Gjermani 2024 përballë Bjellrusisë, pa ndonjë shpresë kualifikimi, thjesht për të përmirësuar ndoshta pozicionin e saj në renditjen e grupit, ndërkohë që kundërshtari I tyre Bjellrusia është gjithashtu e eliminuar dhe renditet në vendin e pestë në grup poshtë Dardanëve.

Barazimi me Zvicrën në ndehjen e tre ditëve më parë e bën skuadrën e Kosovës të humbasë shpresat përfundimisht për të kaluar për në fazën tjetër të Europianit.

Ndërkoh sa i përket situatave të përgjithëshme deri më tani janë kualifikuar 19 nga nga 20 skuadrat që kalojnë më tej në finalet e Gjermani 24.  Shqipëri, Belgjika, Franca, Portugali, Spanja, Skocia, Turqia, Austria, Anglia, Hungaria, Sllovakia, Danimarka, Holanda, Rumania, Zvicra, Serbia, Cekia, Sllovenia dhe Italia.

Skuadra e fundit të pritet të kualifikohet për të plotësuar 20-tshen e do të jetë mes ciftit Kroaci dhe Uells. Mbërmjen e sotme Kroacia do të përballet me Armeninëm vendi i parafundit në grupin D dhe Uellsi me Turqinë, kryesuesen e grupit, tashmë e kualifikuar.

Këtyre 20 skuadrave të kualifikuara do t’i shtohet Gjermania si vendi pritës, skuadër që është kualifikuar automatikisht dhe 3 skuadrat që vijnë nga Play Off-et dhe fitueset e grupeve të tyre të Ligës së Kombeve, për të plotësuar skemën me 24 skudra.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Nëntor 2023, 11:55

Legjenda franceze lajkaton Kylian Mbappe

FRANCE - Legjenda e futbollit francez, Thierry Henry, ka folur me shumë lajka për Kylian Mbappe, sulmuesin e PSG-së. Kjo erdhi pas golit të ...