Sport

Mbrojtësi çek kërkon falje për shkeljen disiplinore: "Më falni të gjithë, do të fajësoj veten përgjithmonë për gabimin"

Qendërmbrojtësi i kombëtares çeke Jakub Brabec ka kërkuar falje për shkeljen disiplinore që ka kryer dhe është përjashtuar nga kombëtarja e vendit të tij.

21 Nëntor 2023, 22:10 Nga DOSJA
Mbrojtësi çek kërkon falje për shkeljen disiplinore:

ÇEKI - Jakub Brambetz ka qenë në qendër të vëmendjes në Çeki, pasi një ditë para ndeshjes ndaj Moldavisë u përfshi në një shkelje disiplinore, së bashku me Vladimir Koufal dhe Jan Kuchta, të cilët për veprimin e kryer u përjashtuan nga kombëtarja.

Qendërmbrojtësi çek kërkoi falje përmes faqes çeke “idnes” dhe u shfaq i penduar. "I detyrohem të gjithë tifozëve të futbollit, trajnerëve dhe shokëve të mi, miqve dhe familjes time një falje të sinqertë për sjelljen time të shtunën. Ishte një gabim i madh. E di dhe do të fajësoj veten përgjithmonë, sepse kombëtarja do të thotë shumë për mua dhe çfarë kam arritur në futboll.

Jam i lumtur që skuadra dje dhe u kualifikua në Euro. Për fajin tim u privova nga një ndeshje vendimtare. Kushdo që më njeh e di që jam penduar vërtet. Në të njëjtën kohë, mund të premtoj se nuk do të lejoj më kurrë një gabim të ngjashëm. Besoj se do të jem në gjendje të dëshmoj se çfarë do të thotë futbolli çek për mua. I kërkoj falje të gjithëve që kam zhgënjyer me veprimet e mia."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll