Sport

Shovinizmi dhe racizmi serb nuk kanë fund, teksa shkruajnë!... “Flamur i turpshëm i shqiptarëve! UEFA duhet të reagojë”

Skuadra shqiptare e futbollit arriti të kualifikohej në Europian dhe tifozët e tyre u sollën në mënyrë primitive në tribuna.

21 Nëntor 2023, 19:46 Nga DOSJA

Shovinizmi dhe racizmi serb nuk kanë fund, teksa shkruajnë!...

SERBI - Pavarësisht barazimit në raundin e fundit kualifikues ndaj Ishujve Faroe në shtëpi (0-0), Shqipëria u kualifikua në Kampionatin Evropian të Gjermanisë vitin e ardhshëm.

Megjithatë, ndeshja e fundit dhe suksesi i tyre u la në hije nga sjellja e egër dhe e papërshtatshme e tifozëve në tribuna.

Në Shqipëri, pas ndeshjes tifozët i kanë vënë flakën flamurit serb, rreth të cilit kanë kërcyer dhe të emocionuar kanë lëshuar thirrje të ndryshme.

Gjatë ndeshjes me Ishujt Faroe është shfaqur një pankartë që ka tmerruar të gjithë tifozët e futbollit. “Zoti është Shiptari”, shkruhej në këtë pankartë që shqiptarët e shfaqën në tribuna.

Kjo sjellje është sigurisht skandaloze, shpresojmë që UEFA të veprojë për shkak të këtyre lëvizjeve të turpshme, shkruan media serbe “Informer.rs”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Nëntor 2023, 11:55

Legjenda franceze lajkaton Kylian Mbappe

FRANCE - Legjenda e futbollit francez, Thierry Henry, ka folur me shumë lajka për Kylian Mbappe, sulmuesin e PSG-së. Kjo erdhi pas golit të ...