Sport

VIDEO / Skandalet e ndeshjes Itali-Ukrainë që kualifikuan axurrët për më tej!

Në kohën e shtesës, italianët bënë një tjetër lëvizje të diskutueshme, e cila flet shumë se sa të dëshpëruar ishin për t’u mbrojtur dhe në fund ia dolën, pasi barazuan 0-0. Nga stoli i Italisë do të hidhej një top i dytë, në momentin që arbitrin Manzano të ndalonte ndeshjen kur Ukraina po sulmonte për të shënuar.

21 Nëntor 2023, 19:18 Nga DOSJA
VIDEO / Skandalet e ndeshjes Itali-Ukrainë që kualifikuan axurrët

ITALI - Italia do të ketë shansin për të mbrojtur titullin e kampionit të Europës pasi ka pasur një ndihmë nga arbitrat në ndeshjen e fundit të kualifikimit për Europianin, sidomos në minutat e fundit.

Shumë janë të mendimit se gjyqtari spanjoll Gil Manzano nuk ka dhënë një penallti të dukshme për Ukrainën pas kontaktit mes Cristante dhe Mudryk. Ajo që i shtoi benzinë zjarrit është fakti se nuk ka pasur asnjë thirrje nga dhoma e VAR-it.

Megjithatë, në kohën e shtesës, italianët bënë një tjetër lëvizje të diskutueshme, e cila flet shumë se sa të dëshpëruar ishin për t’u mbrojtur dhe në fund ia dolën, pasi barazuan 0-0.

Nga stoli i Italisë do të hidhej një top i dytë, në momentin që arbitrin Manzano të ndalonte ndeshjen kur Ukraina po sulmonte për të shënuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Nëntor 2023, 11:55

Legjenda franceze lajkaton Kylian Mbappe

FRANCE - Legjenda e futbollit francez, Thierry Henry, ka folur me shumë lajka për Kylian Mbappe, sulmuesin e PSG-së. Kjo erdhi pas golit të ...